Fjalë Kyçe

Lipjan, i dehuri rrah policin

Lipjan, i dehuri rrah policin

Një zyrtar policor është sulmuar në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Lipjan.

Sipas njoftimit të Policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, i cili në gjendje të dehur, duke refuzuar t’u bindet urdhrave të zyrtarëve policorë për t’u identifikuar, e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.

Zyrtari policor si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.Ndërsa, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasi po vazhdon të hetohet.