Fjalë Kyçe

Liqenet e Batllavës dhe të Badovcit kthehen në kanalizime, rrezik për qytetarët

Liqenet e Batllavës dhe të Badovcit kthehen në kanalizime, rrezik për qytetarët

Planet për nfërtimin e lagjeve të banimit pranë Liqenit të Badovcit kanë ngjallur reagimin e ambientalistëve.

Kanalizime e banorëve të Orllanit derdhën në Liqenin e Batllavës. Ndërkohë, liqeni i Badovcit është duke u rrezikuar nga ndërtimet që planifikohen të bëhen.

Në shumë liqene të Kosovës që përdoren për ujë të pijshëm, derdhen ujërat e zeza të banorëve që jetojnë përreth. Një plan i fundit për ndërtimin e një lagjeje banimi afër Liqenit të Badovcit, në periferi të Prishtinës, ka shkaktuar pakënaqësi te pjesëtarët e shoqërisë civile që thonë se liqeni do të ndotej edhe më shumë.