Fjalë Kyçe

Lirak Qelaj dhe Xhevahire Izmaku kërkojnë dorëheqjen e kryesisë së PDK-së

Lirak Qelaj dhe Xhevahire Izmaku kërkojnë dorëheqjen e kryesisë së PDK-së

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Qelaj ka bërë të ditur së në mbledhjen që ka mbajtur PDK sonte ka kërkuar që të dorëhiqet Kryesia e partisë.

Qalaj tha se kërkesa e tij nuk është hedhur në votim, pasi që sipas tij kanë ndodhur disa manipulime, transmeton Telegrafi.

“U diskutua për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kërkuam të dorëhiqet kryesia e PDK-së, pasi kishte manipulime. Nuk u konstatua kuorumi, kryesia nuk ka të drejtë të votojë vetveten, kërkova të votohet në fshehtësi por nuk ndodhi”, tha Qalaj para mediave.

Pas Qalajt, para mediave u deklarua edhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili tha se vetëm Lirak Qalaj dhe Xhevahire Izmaku kanë kërkuar dorëheqjen e kryesisë.

Mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së ka zgjatur rreth pesë orë.