Më 14 dhjetor të 2018-së nga deputetët e Kuvendit të Kosovës u votua pakoja e projektligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri, kështu një ditë pas kësaj u kumtua lajmi se pilotja e parë e Ushtrisë së Kosovës është Liridona Baftijari.
Liridona Baftjari është nga komuna e Gjilanit.
Këtë lajm e tha në rrjetin social Twitter, gazetari Arbër Selmani, “Liridona Baftjari, e para grua pilote e helikopterit në radhët e Forcave të Sigurisë së Kosovës – Ushtrisë së Kosovës”.