Fjalë Kyçe

Lirohet nga paraburgimi kosovari 16-vjeçar që dyshohej për përfshirje në sulme terroriste në Vjenë

Lirohet nga paraburgimi kosovari 16-vjeçar që dyshohej për përfshirje në sulme terroriste në Vjenë

Një kosovar 16-vjeçar që dyshohet se kishte marrë pjesë në sulmet terroriste në Vjenë më 2 nëntor të vitit 2020 është liruar nga paraburgimi, raporton “Die Presse”.

Pas sulmeve terroriste në Vjenë, ku shqiptari me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Kujtim Fejzulai, vrau katër persona dhe plagosi 23 tjerë, u arrestuan disa xhihadistë të rinj. Në mesin e tyre ishte edhe një kosovar 16-vjeçar, që dyshohej për pjesëmarrje.

16-vjeçari fillimisht jo vetëm që dyshohej se ishte pjesë e Shtetit Islamik (ISIS), por edhe se mori pjesë vet në sulm. Kështu ishin dyshimet fillestar. Hetuesit thonin se një telefon celular i të riut ende nuk është hapur. Dhe se i riu nuk ka qenë as bashkëpunues.

Ai edhe sot nuk ia ka treguar hetuesve kodin e celularit të tij. Edhe kur ishte marrë në pyetje ai ishte i heshtur. Edhe me ndihmën e Europolit, kodi nuk arriti të thyhej.

Ndërkohë situata për të riun ka ndryshuar. Hetimi për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Vjenë nuk janë më. Kështu thuhet në një vendim të Gjykatës së Lartë Rajonale (OLG) të Vjenës.

“Në çdo rast, duhet të theksohet se edhe nga pikpamja policore – përkudnër faktit se ende nuk është zhbllokuar telefoni – dyshimi origjinal se i riu ishte përfshirë në ndonjë mënyrë në atentatin e K.F. në Vjenë më 2 nëntor, nuk u konfirmua ose nuk u vërtetua gjatë hetimit”, thuhet nga gjykata.

I riu tash pasi ai është në liri, duhet të ndjekë programe.

Ai duhet të ndjekë një gamë të gjërë udhëzimesh, ndërsa ende përballet me deri pesë vjet burgim për shkak të anëtarësimit në ISIS. Përfaqësuesi ligjor Philipp Wolm thekson se nga ana tjetër, dyshimi i përfshirjes së tij në sulmin në Vjenë nuk ekziston më. 16-vjeçari duhet të jetojë me prindërit e tij në Vjenë në të ardhmen. Kontakti me vëllain e tij, i cili po ashtu dyshohet se është islamist, lejohet vetëm në prani të mbikëqyrësve nga Qendra e Këshillimit për Ekstremizëm.

16-vjeçari duhet të marrë rregullisht pjesë në seanca.

Vizitat në xhami atij i lejohet vetëm nëse shoqërohet nga shoqata e deradikalizimit Derad.