Fjalë Kyçe

Lirohet nga spitali foshnja e prekur nga Covid-19

Lirohet nga spitali foshnja e prekur nga Covid-19

Foshnja e cila ishte e para e infektuar me Covid-19 në Kosove është liruar nga Klinika e Neonatologjisë. Gjendja shëndetësore është e mirë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klinikës dr. Xhevdet Gojnovci. Ai ka thënë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po mund tju konfirmojë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është liruar në shtëpi me peshë 5040 gram” ka deklaruar Gojnovci për Express.

I posalinduri me moshë 1 muajshe ishte foshnja e parë e konfirmuar pozitive me Covid-19. Foshnja u trajtua për më shumë se 1 javë në klinikën e Neonatologjisë dhe tani është bashkuar me prindërit e saj.