Fjalë Kyçe

Lista e Pavarur Bekim Jashari i reagon ashpër Betim Gjoshit të PDK-së

Lista e Pavarur Bekim Jashari i reagon ashpër Betim Gjoshit të PDK-së

Lista e Pavarur Bekim Jashari, dënon ashpër deklaratat e zyrtarit të PDK-s, Betim Gjoshi, të dhëna në mediumin ATV, në lidhje me Kryetarin e Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, për të cilin tha që i vetmi që ka qenë kundër familjes Jashari ishte Bekim Jashari.

Sipas kësaj liste, kjo është deklaratë e rëndë kundër një anëtari të familjes Jashari dhe për këtë ata kërkojnë nga Gjoshi që ta tërheq këtë deklaratë dhe të kërkojë falje publike, ndryshe thonë se janë të detyruar që të shfrytëzojnë të drejtën tonë ligjore kundër shpifjeve.

Reagimi:

Për informimin e z. Gjoshi, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari kishte përkrahjen maksimale nga familja Jashari dhe kjo dëshmohet nga prezenca e tyre fizike në takimet e fushatës parazgjedhore.

Zyrtari në fjalë ka vazhduar shpifjet duke thënë së PDK-ja ia ka bërë fushatën dhe votat Bekim Jasharit në vitin 2017, në këtë aspekt theksojmë që deklarata e tij është shqifje pasi që ishte PDK-ja ajo e cila e kishte lutur Bekim Jasharin që të jetë kandidat për kryetar të Skenderajt dhe pas pranimit të tij për të kandiduar si i pavarur, z. Jashari kishte bërë vetë fushatën dhe kështu votat i mori nga qytetarët dhe ato nuk ia bënë zyrtarët e PDK-së siç pretendon ai.

Përkundrazi në fushatën e vitit 2017, përveç ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ishte ish kryetari i Skenderajt, z. Lushtaku që bëri kundër fushatë dhe pas marrjes së mandatit të kryetarit Bekim Jashari e deri me tani përmes asamblistëve të tij kishte penguar pa u ndalur z, Jashari në kuvendin komunal duke mos i përkrahur as projektet madhore në interes të qytetareve të Skenderajt.

Kjo është e vërteta z. Gjoshi.

Tutje z. Gjoshi ka deklaruar që ishte z. Jashari ai që nuk ka zbatuar marrëveshjet mes tij dhe PDK-së.

Në këtë drejtim ia bëjmë më dije z. Gjoshi që së pari ai nuk ka qenë pjesë e asnjë takimi të zhvilluar mes z. Jashari dhe ish udhëheqjes së PDK-së, duke u nisur nga marrëveshja e parë ku PDK-ka kërkuar nga z. Jashari për të kandiduar dhe PDK-ja do ta mbështes gjë që nuk e beri e deri tek marrëveshja e dytë e bërë në vitin 2018, në prani të ish liderit të kësaj partie, Kadri Veseli, z. Lushtaku dhe të tjerëve prezent, që PDK-ja nuk do të vë kandidat për kryetar as në vitin 2021, duke lënë z. Jashari kandidat të pavarur edhe për një mandat.

Kjo marrëveshje ishte ri-konfirmuar edhe nga z. Veseli pak kohë para se të shkojë për në Hagë dhe këtë e di mirë z. Lushtaku.

Shpifjet e z. Gjoshi shkojnë aq  larg saqë ai thotë që z. Jashari ka pasur të vijë në PDK sipas marrëveshjes, kjo është një tjetër e pavërtetë dhe gënjeshtër e kulluar e tij për të cilën ne kërkojmë që ai ta tërheq pasi që për aderimin e tij në PDK z. Jashari as që ka lejuar të diskutohet pasi që dihen qëndrimet e tij dhe të familjes së tij që nga paslufta që ata nuk bëhen asnjëherë pjesë e ndonjë partie politike.

z. Gjoshi duke qenë një njeri pa kredibilitet paska deklaruar që qytetarët e kanë dënuar qeverisjen e dobët të z. Jashari andaj i kundërpërgjigjemi që sa ka punuar z. Jashari për 4 vite qeverisje me gjitha ato borxhe që ia ka lënë ish qeverisja dhe situatën pandemike, ka arritur të bëjë aq shumë punë të mira dhe të realizojë projekte më shumë së secili kryetar i Skenderajt nga partia në fjalë.

Për punën  e tij me transparencë dhe me llogaridhënie përveç raporteve të shumta flasin vet qytetarët e Skenderajt.

z. Gjoshi, kryetarin e Skenderajt z. Bekim Jashari nuk e ka dënuar qytetari por ishin shpifjet e juaja, manipulimet dhe blerja e votave të qytetarëve nga ana juaj ato që sollën këtë rezultat me të cilin nuk duhet të krenoheni asnjëherë sepse qytetaret e dijnë së si ka ardhur ky rezultat.

Në fund të deklaratës së tij ai thotë së Bekim Jashari është mbështet tërë kohën nga PDK-ja në pozitat që ka pasur para se të jetë kryetar. Në lidhje me këtë deklarojmë që ishte Bekim Jashari ai që ka mbështetur udhëheqësit e PDK-së në shumë situata duke përfshirë edhe kandidimin e tyre për kryetar të Skenderajt nga niveli qendror dhe sjellën e investimeve në komunën tonë.

Në këtë drejtim deklarojmë që pozitën që ka pasur z. Jashari nuk ia ka dhënë PDK-ja sepse ajo ka qenë pozitë me konkurs publik andaj kjo është një shpifje tjetër që ka bërë ky zyrtar manipulant.

Për të gjitha këto të pavërteta dhe shpifje të rënda kërkojmë nga z. Gjoshi që t’i tërheq këto deklarata dhe të kërkoj falje publike përndryshe jemi të detyruar që të shfrytëzojmë të drejtën tonë ligjore kundër shpifjeve.

Në fund kërkojmë nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi që të distancohet nga deklaratat fyese dhe të pa vërteta të personit në fjalë.