Kuq e bardhët mesditën e sotme përfunduan përgaditjet për takimin e së dielës kundër Feronikelit, që Gjilani e zhvillon si mysafir në Drenas, shkruan GazetaAlo
Skuadra sot u grumbullua tek fusha ndihmëse, ku mbajti dhe seancën e fundit stërvitore para duelit të nesërm.Në seancën e sotme udhëheqësi i detyrës së kryetrajnerit,Alban Hyseni ditën e sotme punoi anën taktike me detajet e fundit për duelin e nesërm.
Sot ishin prezent të gjithë futbollistët, kurse për ndeshjen kundër Feronikelit,Hyseni mund të llogarit në të gjithë futbollistët e tijë, pasi Ansi Nika dhe Salih Kosumi të cilët munguan shkak suspendimit, respektivisht plotësimit të numrit me kartonë të verdhë, janë rikthyer dhe janë të gatshëm për ndeshjet e ardhëshme.
Sfida mes Feronikelit dhe Gjilanit, zhvilohet nesër me filim nga ora 13 e 30 minuta,në Drenas dhe gjykohet nga Gramos Shala me ndihmësit e tijë,Driton Preniqi dhe Granit Hyseni. /GazetaAl
Lista e SC Gjilanit për ndeshjen kundër Feronikelit.