Një delegacion i Listës Serbe i udhëhequr nga kryetari i saj, Goran Rakiq u takua sot me përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Siç njofton Lista Serbe në takim është folur për situatën politike në Kosovë, pozicionin e popullit serb, Kishën Ortodokse Serbe dhe gjithashtu për situatën e sigurisë.
“Nevoja për respektim të të drejtave të popullit serb është theksuar posaçërisht, por edhe ajo për vazhdimin e dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe në dritën e zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme, kryesisht të lidhura me Asociacionin e komunave serbe, energjisë dhe gjyqësorit”, thuhet në një njoftim në Facebook.