Fjalë Kyçe

Lista Serbe kësaj radhe do të përballet me një opozitë të fuqishme

Lista Serbe kësaj radhe do të përballet me një opozitë të fuqishme

Sot në Beograd, nën organizimin e partive opozitare të Serbisë “Lidhja për Serbinë” e cila tani e tre muaj është duke organizuar protesta kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është formuar grupi iniciues i partisë “Lidhja për Kosovën” që do të angazhohet në jetën politike në Kosovë.

Nga figurat politike serbe të Kosovës në këtë tubim kanë marrë pjesë prof.dr Rada Trajkoviq, Nenad Radosavljeviq nga Leposaviqi, Sllavisha Ristiq nga veriu i Mitrovicës, Branislav Markoviq nga Graqanica dhe disa profesorë të Universitetit të veriut të Mitrovicës.

Sipas deklaratës së njërit prej liderëve të opozitës serbe në Serbi, Boshko Obradoviq “Lidhja për Serbi” dhe “Lidhja për Kosovë” ndaj çështjes së Kosovës ka synim parësor “pajtimin e jo korrigjimin” dhe “zbatimin e Rezolutës 1244 si çështje fondamentale për realizimin e të drejtave të serbëve në Kosovë”.

Në këtë tubim para gazetarëve kanë folur edhe siç i ka quajtur Obadoviq edhe liderët serbë të Kosovës prof.dr Rada Trajkoviq, Nenad Radosavljeviq e të tjerë.