Fjalë Kyçe

Lista Serbe: Ne, serbët e Kosovës jemi të brengosur pas lajmeve për planet që të vritet Vuçiq

Lista Serbe: Ne, serbët e Kosovës jemi të brengosur pas lajmeve për planet që të vritet Vuçiq

Subjekti politik, Lista Serbe, ka lëshuar një kumtesë pasë raportimeve të bëra së fundmi se një grup ka bërë plane për vrasjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Qëllimi i grupeve kriminale është i qartë, ta likuidojë më të mirin në mesin e serbëve për ta penguar luftimin e pakompromis të krimit të organizuar në vendin tonë, të cilit i prinë Vuçiq”, thuhet në qëndrimin e Listës Serbe, transmeton Klankosova.

“Në emër të popullit serb në Kosovë, thërrasim autoritetet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, t’i pengojnë këto plane dhe ta mbrojnë jetën e Vuçiq”.