Lista Serbe ka kumtuar se “organet e Prishtinës po planifikon që të dielën t’i dërgojë 176 policë, qëllimi i të cilit është, siç pretendojnë, që t’i demotivojnë dhe t’i frikësojnë votuesit për zgjedhje për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës”.
LS ka kumtuar se me këtë “është e qartë se serbët në veri të Kosovës e kanë të ndaluar që lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre politik”.
“Qëllimi është që në çdo vendvotim të instalohet roja prej nga dy policëve, ku bashkë me policë lokal do të përfshihen edhe policët shqiptarë të dërguar nga Prishtina”, pretendohet në kumtesë dhe shtohet se “serbët planifikojnë që vullnetin e tyre demokratik të dielën ta shprehin në mënyrë të qetë dhe dinjitoze”.
Lista Serbe pretendon se “shqiptarët e armatosur nëpër vendvotime janë kërcënimi më eksplicit dhe burim potencial i incidenteve”.
“Sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel, policët me kombësisë shqiptare mund të vijnë nga jugu në veri vetëm me miratim të pushtetit lokal serb, dhe me këtë rast Lista Serbe porositë sa ata nuk janë të mirëseardhur”, pretendohet në kumtesë të Listës Serbe.