Fjalë Kyçe

Liverpool fiton derbin e rivalëve të urryer ndaj Man United

Liverpool fiton derbin e rivalëve të urryer ndaj Man United

Liverpool ka arkëtuar pikët e plota në derbin e rivalëve të urryer ndaj Manchester Unitedit.

“Reds” ia dolën të triumfojnë me rezultat 2 – 4, ndeshje që duhej të zhvillohej të dielën e kaluar, por u shty shkaku i protestave të tifozëve vendas, shkruan GazetaGoli.

Bruno Fernandes realizoi gol të bukur për t’i dhënë epërsinë “Djajve të Kuq” (10’).

Ndërsa, Diogo Jota barazoi shifrat (34’), derisa në fundin e pjesës së parë Roberto Firminoi kaloi Liverpoolin në epërsi për herë të parë në ndeshje (45+1).

Braziliani shënoi sërish në fillimin e pjesës së dytë për të trefishuar epërsinë (47’).

Kurse, United arriti vetëm që të ngushtonte rezultatin me anë të Marcus Rashford (68’).

Derisa, pritej të mbyllej ndeshja me këtë rezultat, Mohamed Salah gjeti golin për të vulosur fitoren (90′).

Me këtë fitore, Liverpool i afrohet top katër me 60 pikë, katër me pak se Chelsea, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa United renditët në pozitën e dytë me 70 sosh.