Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp, Liverpool ka arritur që të marrë një fitore me “shijen” e kualifikimit në mbrëmjen e djeshme kundër Napolit të Ancelottit në kuadër të UEFA Champions League.
Autori i golit ka qenë “mbreti” egjiptian, Salah, i cili ka vulosur sfidën me golin e tij të vetëm që në pjesën e parë.
Statistikat janë mjaft të mira për ekipin e gjermanit Klopp, shifra të cilat të gjitha ekipet e mëdha do të donin ti arrinin.
Në 16 ndeshje brenda mitikut “Anfield”, anglezët kanë arritur të fitojë 13 prej tyre dhe kanë marrë vetëm 3 barazime.
“The Reds” mbeten akoma të pamposhtur në shtëpinë e tyre e cila duket se është një “fortesë” e pakalueshme për çdo kundërshtar deri më tani.