Liverpooli ka shënuar fitore bindëse ndaj Southamptonit në “Anfield Road” duke e mposhtur me rezultat 4:0.
Ishte Diogo Jota që kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e dytë të ndeshjes, pas asistit nga Andy Robertson.
Gjysmë ore më pas, sërish Jota shënon për 2:0, por kësaj here u asistua nga Salah.
Në minutën e 37-të, Thiago Alcantara realizoi një gol të bukur nga distanca për rezultatin 3:0, me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, golin e gjeti edhe Virgil van Dijk në minut%n e 52-të, pas asistit nga Trent Alexander-Arnold, përcjell express.
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja luajti 90 minuta, por nuk arriti të lërë shenjë.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e dytë, një më pak se lideri Chelsea, që e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Southampton bie në vendin e 14-të me po aq pikë.