Fjalë Kyçe

Lladrovci fton qytetarët në përurimin e shtatores së heroit Ilaz Kodra

Lladrovci fton qytetarët në përurimin e shtatores së heroit Ilaz Kodra

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar në rrjetin social një foto nga sheshi “Fehmi Lladrovci”, ku tashmë është vendosur shtatorja e heroit Ilaz Kodra.

Lladrovci me këtë rast ka ftuar qytetarët që nesër, më 30 Prill, të marrin pjesë në këtë përurim.

Postimi i Lladrovcit në Facebook:

Shtatorja e Heroit Ilaz Kodra, sapo u vendos në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas. Ftoj qytetarët, familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, të marrin pjesë në manifestimin e përurimit të shtatores së heroit Ilaz Kodra, që mbahet në sheshin e qytetit në Drenas, nesër më 30 Prill 2019, në ora 12:00. Po ashtu, do të bëjmë edhe përkujtimin e 58 dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Drenasit, Skenderajt dhe rrethinës që kanë renë në altarin e lirisë. Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë! Lavdi jetës e veprës së heroit Ilaz Kodra! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!