Fjalë Kyçe

Lladrovci: Kur u bëra kryetar, kisha dy rrugë…e zgjodha të qeverisjes së mirë

Lladrovci: Kur u bëra kryetar, kisha dy rrugë…e zgjodha të qeverisjes së mirë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon nga PDK edhe për një mandat ka thënë se kur e ka marrë përgjegjësinë dhe detyrën për ta drejtuar komunën, ka pasur dy rrugë.

Njëra rrugë, sipas tij ishte ose të vazhdojë gjendjen e cila ishte në komunën e Drenasit, koekzistencën me gjendjen dhe gjumin, ose të bëj ndryshimin dhe të zbatojë premtimin që ia kishte dhënë frymëzuesit të tij dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit, për ta bërë Drenasin komunë shembull të punës, ligjshmërisë dhe qeverisjes së mirë.