Fjalë Kyçe

Lladrovci sërish kandidat për kryetar të Drenasit

Lladrovci sërish kandidat për kryetar të Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se do të kandidojë sërish për të parin e këtij qyteti në zgjedhjet që priten të mbahen në shtator të këtij viti.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë dilemë rreth rikandidimit të tij për kryetar të Drenasit.

“Nuk e di kush e ka këtë dyshim. Sigurisht që do të kandidoj sërish për kryetar të Drenasit. Partia Demokratike e Kosovës në nivel qendror në qytetin tonë e ka konfirmuar disa herë që unë do të jem kandidat për kryetar edhe një mandat”.

“Në PDK kemi pasë marrëveshje që do të qeverisim për dy mandate në Komunën e Drenasit, do të jem edhe për një mandat bashkë me qytetarët, natyrisht nëse do të dalim fitimtarë. Pas dy mandatave nuk do të kandidojë më për të parin e Drenasit”, ka thënë Lladrovci, për Klan Kosova.