Fjalë Kyçe

Lladrovci, Syla dhe Grabovci vizitojnë familjet e Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Lladrovci, Syla dhe Grabovci vizitojnë familjet e Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me dy ish-deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Syla dhe Adem Grabovci, ka vizituar sonte familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Lladrovci nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook bën të ditur se vizita në Burojë dhe në Mitrovicë, u bë për të theksuar se mungesa e liderëve bëri që viti 2021 të ishte vit i rëndë për familjet e tyre, për institucionet e vendit dhe për të tjerët.

“Së bashku, me miqtë e mi, Azem Sylën dhe Adem Grabovcin, kemi shkuar në Burojë dhe në Mitrovicë, te familja e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, për të theksuar se mungesa e liderëve tanë, bëri që viti 2021 të ishte vit i rëndë për familjet e tyre, për institucionet e vendit dhe të gjithë neve, transmeton klankosova.

“Vendi ynë, atdhetarët dhe qytetarët, në rrugën e drejtë të çlirimit dhe lirisë, patën shumë vështirësi. Vendimi i Gjyqit të Hagës që po mban padrejtësisht larg nesh prijësit tanë, solli sfidën e re, të cilën besojmë fort se do ta kalojnë faqebardhë. Përgjithmonë mirënjohës ndaj familjeve Thaçi, Veseli dhe të gjithë atyre që me kontribut i dolën në mbrojtje atdheut, shtetformimit e shtetndërtimit. Drejtësia vonon por fiton!”, ka shkruar krahas fotografive Lladrovci.