Fjalë Kyçe

Lladrovci tregon arsyet që nuk arriti ta fitonte Drenasin në raundin e parë

Lladrovci tregon arsyet që nuk arriti ta fitonte Drenasin në raundin e parë

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përmendur arsyet që sipas tij ndikuan të mos fitonte në raundin e parë të zgjedhjeve.

“Kam besu edhe një pjesë e madhe e qytetarëve, kemi besu se do të shkojmë (fitojmë) qysh në raundin e parë të zgjedhjeve. Zgjedhje pa kryetar të degës, pa kryesi, pa struktura dhe keqbërësit më sulmuan ulët, këto ishin problemet që na dërguan në balotazh”, tha Lladrovci në Frontal.

“Atëherë i kam mujt edhe tash i muj. Ne kemi bë shumë investime, mundem me thanë që prej kur është themelu Drenasi si komunë, ne kemi investu në rrugë, kanalizime, shtretër të lumejve, sa bashkë ata prej kur është themelu Drenasi”, u shpreh tutje ai.

Ai foli edhe për takimin dhe mbështetjen që mori nga djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti.

“Sa ishim aty presidenti u lajmërua në telefon Unë nuk bisedova, por më përshëndeti shumë, përshendete dhe tregoj se është i fortë dhe ecë përpara”, tha Lladrovci t’i ketë thënë Thaçi djalit të tij.

PDK është e pathyeshme, u shpreh ai tutje.