Fjalë Kyçe

Llapi rikthehet te fitorja në Superligë

Llapi rikthehet te fitorja në Superligë

Llapi ka arritur të rikthehet te fitoret në kampionat pasi ka fituar në udhëtim te Ulpiana.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” përfundoi me rezultatin 0:2.

Ishte minuta e 36-të e ndeshjes kur mbrojtësi Dardan Jashari shënoi me kokë për t’i dhuruar mysafirëve epërsinë 0-1.

Edhe në pjesën e dytë Llapi luajti më mirë, derisa Festim Alidema në minutën e 77-të shënoi nga distanca për 0-2.

Llapi renditet i katërti në tabelë me 44 pikë, kurse Ulpiana është e parafundit me 24 pikë.