Ministri i Zhvillimt Ekonomik, Valdrin Lluka u takua me delegacionin e lartë nga Banka Eropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e kryesuar nga Drejtori i Pritjes për Kosovë, Ëalsht Patrick, me të cilët diskutoi rreth Telekomit të Kosovës, sektorit minerar dhe energjisë së ripërtrishme.
Lluka, njoftoi delegacionin 13 anëtarësh se Qeveria e Kosovës është falënderuese ndaj BERZH për ndihmesën në rrugën e privatizimit të Telekomit të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të zhvillojë sektorin e teknologjisë me synim që të sigurojë që qytetarët dhe ekonomia e vendit të përfitojë nga konektiviteti digjital.
Qeveria e Kosovës i ka caktuar detyrë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për privatizimin e Telekomit të Kosovës. Por, para privatizimit kemi parë të nevojshme që bëhet një rishikim i strukturës, operimit dhe praktikave të kësaj ndërmarrje në mënyrë që privatizimi të jetë sa më i suksesshëm dhe për këtë falënderojmë BERZH-in për gatishmërinë dhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës me rekomandime dhe kredisë potenciale për para privatizim e Telekomit”, u shpreh Lluka, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, rreth sektorit minerar, Lluka, tha se Kosova është duke u munduar ti përafroj strategjitë e Qeverisë së Kosovës për këtë sektor me atë Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe kërkoi nga ta një ndihmesë financiare për zhvillimin e mëtutjeshëm të Trepçës.
“Me aprovimin e Ligjit për Trepçën dhe rihapja e zonave speciale së bashku më Ligjin për Investime Strategjike tregon agjendën ambicioze të Kosovës për tërheqjen e investimeve në këtë sektor.
Ne kërkojmë nga BERZH që të shoh mundësitë e përgatitjes të një ndihmese financiare për zhvillimin e mëtutjeshëm të gjigantit Trepça.
Në pikëpamje me strategjinë e BERZH-it për sektorin minerar, Qeveria e Kosovës po mundohet që të zhvillojë dhe promovoj me tutje këtë sektor për investime duke thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy palëve”, shtoi Lluka.
Ndërsa, delegacioni i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim thanë se do ta shqyrtojnë mundësinë për ndihmesën financiare për zhvillimin e Trepçës dhe se në takimet e ardhshme do të diskutohet më thellë për këtë.