Kohë më parë organizata shumë e famshme e eSports, OG, kishte lajmëruar se po krijojnë ekipin e tyre të akademisë, e pjesë e këtij plani siç duket ishte edhe lojtari shqiptar nga Kosova, Arbnor ‘Dementor’ Pacolli.
Pak orë më parë është konfirmuar nga faqja më e madhe për Counter-Strike, HLTV, për krijimin e ekipit të akademisë së OG.
Arbnor Pacolli, 22 vjeçar, do të jetë pjesë e këtij ekipi së bashku me katër talent më të rinj në moshë, ku për momentin do të garojnë në turneun i cili mbahet për akademitë e ekipeve të ndryshme “WePlay Academy”.
Sipas së gjitha gjasave Dementor, do të luajë në rolin e kapitenit në ekipin OG.academy, ndërsa pjesë e ekipit janë lojtarë nga vende të ndryshme të Evropës, një nga Rumania, dy nga Bullgaria, dhe një nga Luksemburgu.
Më herët sot, Arbnori dhe ekipi i tij kanë zhvilluar ndeshjen e tyre të parë kundër ekipit EternalFire.Academy të cilën e fituan me rezultat 16:10.
Very happy to be part of this project, dreams come true and now its the time to grind hard and show what im made off.
Playing first game today in @WePlay_Esports at 18:20#DreamOG https://t.co/whLXfnTnTe
— Dementor (@DementorCS) May 24, 2022
Ky është formacioni i ekipit OG.academy:
Arbnor “Dementor” Pacolli
Alexandru “s0und” Ștefan
Max “Marix” Kugener
Blagoi “oxygeN” Dimitrov
Kaloyan “shaiK” Borisov
Christian “crisby” Schmitt (Trajner)