Fjalë Kyçe

Lopetegui: Man Unitedi s’ka pasur skuadër më të mirë sesa tani që disa vite

Lopetegui: Man Unitedi s’ka pasur skuadër më të mirë sesa tani që disa vite

Trajneri i Sevillës, Julen Lopetegui, beson se Manchester Unitedi me të cilin do të përballet skuadra e tij të dielën në gjysmëfinale të Ligës së Evropës do të jetë formacioni më i mirë që e kanë pasur Djajtë e Kuq në vitet e fundit.

Klubi i La Ligës e siguroi përballjen kundër Manchester Unitedit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me një fitore me rezultat 1:0 kundër kubit anglez, Wolves, të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:
Solskjaer, plot lëvdata për Bayernin: Ata janë brilantë
Yassine Bounou e mbrojti penalltinë e hershme të Raul Jimenezit dhe ai rezultoi të ketë qenë moment vendimtar në ndeshje, pasi që vetëm dy minuta më vonë, Lucas Ocamps e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes.

Edhe Manchester Unitedi kishte marrë fitore me epërsi minimale 1:0 në ndeshjen e së martës dhe tani do t’i presë djemtë e Lopeteguit, që po kërkojnë ta fitojnë për herë të gjashtë në histori këtë trofe.

“Ky Manchester Unitedi është Manchester Unitedi më i mirë në vitet e fundit, është një skuadër që e ka gjetur sërish veten, për këtë arsye s’kanë humbur në Premierligë që nga janari”, ka thënë Lopetegui.

“Ata kanë gjetur hapësirë për futbollistët e shumtë cilësorë që i kanë. Ata janë të kompletuar dhe do të na detyrojnë neve të jemi të mrekullueshëm nëse duam të kalojmë në finale”.