Fjalë Kyçe

Loredana Hanës për datëlindje: Të uroj të kundërtën që më ka ndodhur

Loredana Hanës për datëlindje: Të uroj të kundërtën që më ka ndodhur

Loredana prek në datëlindjen e Hanës Hana, vajza e Loredanës dhe Mozzik sot feston datëlindjen e parë. Në këtë ditë të veçantë, Loredana ka prekur të gjithë adhuruesit dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale me urimin që i dedikoi vogëlushes së saj, shkruan rtv21.tv Reperja shkruan se ka qenë në vit shumë i trishtë për të, shkaku i sëmundjes së nënës, vdekjes së babait dhe ndarjes nga Mozzik, por thotë se është Hana ajo që e bëri të bukur.

Ndër tjera tregoi se nuk e ka menduar kurrë që do të përfundonte një nënë beqare.

“E pabesueshme sa shpejt kaloi 1 vjet! Si ishte jeta ime këtë vit? Mami kishte kancer dhe për fat të mirë e mposhti. Babai po vdiste ndërkohë që unë akuzohesha në media për mashtrim. Pas kësaj babi u nda nga jeta. Më pas erdhi ndarja me Mozzik. A duhet t’ju tregoj çfarë viti kam pasur? Një vit të trishtë, por në të njëjtën kohë vitin më të bukur sepse ti Hana ekziston. Shpeshherë mendoj nëse po bëj gjithçka në rregull apo a ja vlen të bëj kaq shumë para kur jeta personale është e kufizuar? Ne jetojmë me idenë se nesër është dita e fundit! Por ndryshe si supozohet të përmbush të gjitha dëshirat e tua? Kush do të ta blejë një qenush nëse ti do? Kush do paguajë për një vizitë në kopshtin zoologjik nëse ti do që të shohësh kafshët? Si supozohet të t’i ofroj të gjitha këto nëse nuk bëjë miliona? Ndoshta ti nuk do miliona që të shkosh në kopshtin zoologjik, por të duhen miliona për të pasur një shtëpi. Të duhen para që të jesh e lirë dhe të mos varesh nga askush! Ti nuk e di si të vjen jeta! Ndoshta edhe ty mund të të ndodhë që të martohesh, të bësh një bebe dhe të përfundosh e vetme me fëmijën tënd e cila do jetë jeta jote, rrahja e zemrës tënde, fryma jote. Dhe do të duhet të vareshit nga paratë e bashkëshortit, për t’i ofruar fëmijës një shtëpi të ngrohtë. Mos më keqkuptoni, unë i uroj vajzës time të kundërtën që më ka ndodhur mua. Unë kurrë nuk e mendoja se do martohesha, të ndahesha dhe të përfundoja si mama beqare, por të jem e drejtë, ja kam dalë. Unë punoj dhe shfrytëzoj çdo sekondë të lirë për Hanën. Gëzuar ditëlindjen Hana dhe tani madje po vjen në Tour 2020”, shkroi reperja në Instagram. Kujtojmë se Mozzik ka konfirmuar se ata kanë filluar procedurat e shkurorëzimit muaj më parë, megjithatë u shpreh se po vonojnë për shkak të ligjeve në Zvicër.