Fjalë Kyçe

Loredana me ndryshim të ri në dukje, mahnit me pozat e marra

Loredana me ndryshim të ri në dukje, mahnit me pozat e marra

Ajo është rep-artistja shqiptare që ka arritur të ketë sukses me projektet e saj në gjuhën gjermane.

Përkundër çmimeve që ka marrë, mbrapa Loredanës qëndrojnë me mijëra mbështetës që e përkrahin gjithmonë.

Në ndërkohë, ajo përmes rrjeteve sociale mundohet që të mbajë të azhurnuar ndjekësit, përmes imazheve nga më të ndryshme.

Në një postim në Instagram, Loredana ka ndarë një fotografi ku shihet se ka ndryshuar në dukje.

Bukuroshja kësaj radhe zgjodhi që të bëjë flokët e gjata e të bardha, duke i shtuar vetes edhe makijazh profesional.

Në veshjen e saj dominonte më shumë ngjyra e bardhë, çka e perfeksiononte edhe më shumë dukjen.

Derisa qëndron aktive me postime, “Kein Hunger” është projekti saj I fundit me UFO 361.