Fjalë Kyçe

Loredana publikon një foto ku shfaqet pa grim

Loredana publikon një foto ku shfaqet pa grim

Loredana Zefi ka disa ditë që ka udhëtuar në Dubai, për të shijuar pushimet në këtë fillimvit.
Kësaj radhe, atë po e shoqëron Mozzik dhe vajza Hana, teksa po kalojnë momente të paharruara së bashku.

Së fundi, Loredana ndau me ndjekësit një fotografi, ku shfaqet tërësisht pa grim në fytyrë dhe pa filtera.

“Kjo jam unë e vërtetë”, është mbishkrimi që ajo ia ka lënë fotografisë.

Kujtojmë se Loredana Zefi po merr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjet nga Dubai, ku shfaqet e veshur nga brendet më luksoze.