Fjalë Kyçe

Loredana sërish e nominuar në “MTV Europe Music Awards”

Loredana sërish e nominuar në “MTV Europe Music Awards”

Këngëtarja kosovare, Loredana, është nominuar sërish për çmim nga “MTV Europe Music Awards”.

Loredana e cila jeton dhe vepron në Zvicër, është nominuar edhe për këtë vit në kategorinë “Swiss Act”.

Ajo është në garë me artistë të tjerë zviceranë si: Faber, Marius Bear, Priya Ragu etj.

Loredana është nominuar edhe viteve të kaluara për çmim në të njëjtën kategori.

Këngëtarja 27-vjeçare përveç muzikës në shqip, herë pas here publikon projekte edhe në gjuhën gjermane.

“MTV Europe Music Awards” këtë vit do të zhvillohet më 13 nëntor, në Dusseldorf të Gjermanisë.

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori hollivudian, Taika Waitit do ta udhëheqin tërë mbrëmjen.

Ndërkaq të nominuar të tjerë shqiptarë në ceremoninë e sivjetme janë edhe këngëtaret: Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max. Të trija janë të nominuara në kategorinë “Best Collaboration”.