Lori Hoxha njihet si një femër plot stil.
Bukuroshja shqiptare është prej blogereve më të famshme shqiptare me qindra mijëra ndjekës.
Trashëgimtarja e Top Channel është shfaqur plot stil në imazhet e fundit.
Por, dukja e saj ka një kosto marramendëse duke filluar nga ora Royal Oak Diamond Pave (ari i bardhë).
Kosto e kësaj ore është hiç më pak se 135 mijë euro.
Një çmim të lartë nuk pati megjithatë fustani i saj Vinyl Mini Dress, i cili kushton jo më pak se 45 euro.
Lori Hoxha është edhe producente televizive në Top Media, ndërkaq ka kohë që është në një lidhje dashurie.