Emrin e Lori Hoxhës gjithmonë e kemi lidhur me udhëtimet luksoze dhe veshjet e kushtueshme.
Por tashmë trashëgimtarja e Top Medias na ka treguar se është e gatshme të futet dhe në kuzhinë.
Me ç’duket Lorit i ka shkuar mendja për pilaf dhe për këtë i ka ardhur në ndihmë mami i saj edhe pse janë larg njëra-tjetrës, transmetonGazeta Express.
‘Mami më tregoi nga kamera se si duhet të gatuaj pilafin, dhe ja ku jam duke e bërë’ shkruan Lori në postimin e saj.
Ndërkohë ajo është duke jetuar në Londër larg familjes së saj.