Fjalë Kyçe

Lori Hoxha zbulon kuptimin e tatuazhit të saj

Lori Hoxha zbulon kuptimin e tatuazhit të saj

Lori Hoxha ka vendosur të tregoj se çfarë kuptimi ka tatuazhi i saj në krah.

Lori Hoxha blogerja e njohur shqiptare, ka vendosur t’i kushtojë  kohë ndjekësve të saj në Instagram për t’i shuar kuriozitet e tyre, shkruam lajmi.net.

Në njërën nga përgjigjet, Lori ka zbuluar kuptimin e një tatuazhi mjaft të veçantë për të që ka në krah.

Lori  i bashkangjiti një thënje, “Saudade”, një nostalgji për diçka ose dikë që ishte dashur dhe më pas u humb me dijeninë se ajo ose ata mund të mos kthehen më kurrë, “Dashuria që ngelet”.

Blogerja nuk preferoi të zbulonte  më shumë detaje , por duket sikur ky tatuazh lidhet me babain e saj të ndjerë, Dritan Hoxha, i cili u nda nga jeta vite më parë.