Fjalë Kyçe

Luana arrin sukses të ri, fiton çmim në SHBA

Luana arrin sukses të ri, fiton çmim në SHBA

Sukseset e Luana Vjollcës nuk kanë të ndalur.

Këngëtarja Luana Vjollca është shpërblyer me çmim nga “Golden Panther Music Awards”, shkruan lajmi.net.

Cermonia e ndarjes së çmimeve u mbajt live në Nju Jork, ndërsa Luana u vlerësua me çmimin “Best Albanian Act Artist”.

Këtë gjë e bëri të ditur vet Luana përmes rrjeteve sociale, ku solli edhe një video në të cilën shprehet mirënjohëse për çmimin që e mori nga ky event.

“Përshëndetje Golden Panther Awards”, përshëndes të gjithë njerëzit kudo në botë. Ju uroj shëndet dhe lumturi. Së bashku mund ta kalojmë këtë situatë. Dua t’ju falenderoj për nominimin dhe çmimin, jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend të vogël por kaq të dashur e të bukur si Shqipëria,” tha ajo.