Fjalë Kyçe

Luana në Zvicër: Më bukur se kaq nuk do ta festoja Pavarësinë e Kosovës

Luana në Zvicër: Më bukur se kaq nuk do ta festoja Pavarësinë e Kosovës

Luana Vjollca mbrëmë e ka mbajtur një koncert në Zvicër atje edhe ku e ka pritur ditëlindjen e 11-të të shtetit të Kosovës.

Moderatorja Luana Vjollca tashmë edhe këngëtare, natën e kaluar ishte e pranishme në Zvicër atje ku edhe ka festuar për 11 shtet, shkruan lajmi.net.

Kështu të paktën ka treguar ajo nëpërmjet një videoje të publikuar mbrëmë në të cilën shihet duke vallëzuar bashkë me publikun shqiptarë atje ndërsa sot i ka publikuar disa imazhe të tjera nga nata e mbrëmshme dhe është shprehur se kjo ka qenë mënyra më e mirë për ta festuar Pavarësinë e Kosovës.

“Me bukur se kaq nuk mund ta festoja pavarsine e Kosoves 🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥 FALEMINDERIIT. 🙏🏻”, ishin fjalët e Luanës e cila në postime shihet me plis në kokë e në sfond një atmosferë e zjarrtë e krijuar nga ajo bashkë me publikun.