Luana Vjollca i është kundërpërgjigjur mediumit serb pas shkrimit ku theksohet urrejtja që ajo ka për Serbinë dhe dashuria për Shqipërinë e Kosovën.
Gazeta serbe “Espreso” i ka kushtuar një artikull moderatores Luana Vjollca, shkruan lajmi.net.
Theks të veçantë në këtë artikull i jepet postimeve me motive patriotike të Luana Vjollcës, përfshirë urimet për 28 Nëntor dhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Pas këtij artikulli, ka reaguar vetë Luana, e cila shkruan “Gazetat Serbe paskan shkruar sa shume e urrej Serbine dhe sa shume e dua Shqiperine e madhe, KOSOVEN! Dhe une po ju them SHUME MIRE QE E DINI!!!”, ka shkruar Luana, duke ia shtuar postimit edhe disa figura të shqiponjës dykrenare.