Fjalë Kyçe

Luana Vjollca foto në bikini nga Dubai

Luana Vjollca foto në bikini nga Dubai

Njëra nga artistet më aktive dhe më të angazhuara në vitin 2019 nuk ka dyshim se ishte këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca.

Ajo gjatë tërë vitit solli plot bashkëpunime të reja, gjersa nuk mungoi edhe para ekranit televiziv me emisionin e saj “Shiko kush Luan”.

Duke qenë se tashmë jemi në fillim të Vitit të Ri, biondja ka vendosur që t’i shijojë disa ditë të mira jo-produktive. Si destinacion të pushimeve luksoze ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, më saktësisht Dubai.

Nga atje, 28-vjeçarja nuk ka ngurruar të sjellë një pozë atraktive për fansat, përmes së cilës vë në pah figurën trupore.

Ndërkohë, të shumta ishin komentet pozitive që pranoi nga miqtë dhe kolegët e saj krahas imazhit. Ndër tjerash, Luana vitin që e lamë pas u zgjodh ndër moderatoret më të mira në trojet shqiptare.