Luana Vjollca ka publikuar disa imazhe nga koncerti i fundit.
Luana Vjollca është nga emrat më të pëlqyer të estradës shqiptare, ajo së fundmi kishte performuar në një koncert në Zvicër, shkruan lajmi.net.
Moderatorja/këngëtarja ka shkëlqyer me performancën e saj në koncertin e fundit duke i ofruar edhe publikut një natë të paharrueshme.
Përveç paraqitjes skenike, 27-vjeçarja mori lëvdata edhe për pamjen e saj të jashtme, artistja doli në skenë me një minifund ngjyrë rozë.