Fjalë Kyçe

Lucas Hernandez: Jam i gatshëm 100 %

Lucas Hernandez: Jam i gatshëm 100 %

Ylli i Bayern Munich, Lucas Hernandez, është shprehur 100 % i gatshëm për edicionin 2019/20.

Hernandez është futur në mesin e mbrojtësve më të shtrenjtë, kur kaloi nga Atletico Madrid tek skuadra e Bayern Munich, për shumën e 80 milionë eurove.

Lojtari regjistroi debutimin e tij të shumëpritur në ndeshjen kundër Rottach – Egern, kur bavarezët fituan 23:0.

Pas këtij takimi, lojtari është shprehur optimist për sezonin e ri, duke thënë se ndihet shumë mirë.

“Ndihem shumë mirë, jam në 100 % tim” ka thënë Hernandez pas fitores së Bayern, transmeton lajmi.net.

“Nuk kam ndonjë pengesë, ndihem mirë fizikisht dhe jam gati të garojë në 100%” ka thënë tutje francezi.

Debutimin zyrtar, Hernandez mund ta bëjë të hënën, kur Bayern luan në udhëtim kundër Energie Cottbus, në kuadër të Kupës së Gjermanisë.