Miliarderi kinez, Jack Ma, është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror i cili po mbahet në Davos të Zvicrës.
Ma ka folur rreth një çështjeje delikate, që ka të bëjë pikërisht me nisjen e mundshme të Luftës së Tretë Botërore.
Ai tha se përparimet teknologjike në mbarë botën mund të çojnë në një konflikt të ri global midis fuqive të mëdha që kërkojnë të pohojnë dominimin e tyre.
“Lufta e Parë Botërore ishte për shkak të revolucionit të parë të teknologjisë. Revolucioni i dytë teknologjik shkaktoi Luftën e Dytë Botërore”, i tha ai audiencës gjatë një diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.