Bashkëshortja i bëri dedikim romantik reperit Lumi B me rastin e ditëlindjes.
Lumi B sot feston ditëlindjen, në këtë datë ai mbushi plot 33 vjet jetë dhe pranoi urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe kolegët, shkruan lajmi.net.
Një urim special atij ia bëri bashkëshortja e tij Miranda, e cila zgjodhi fjalët më të mira për ta uruar atë.
“Gëzuar ditëlindjen për shokun tim më të mirë, burrin tim, sharmin tim me fat…Unë të dua shumë”, janë fjalët e Mirandës.