Fjalë Kyçe

Lushtaku: E kam mbrojtur dhe do ta mbroj luftën e UÇK’së

Lushtaku: E kam mbrojtur dhe do ta mbroj luftën e UÇK’së

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, sot është nisur drejt Hagës ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale me 16 janar

Lushtaku ka bërë edhe një postim në Facebook, ku ka shpërndarë fotografinë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradianajn, pas takimit që kanë pasur gjatë ditës së sotme.

Ai ka shkruar se e ka mbrojtur dhe do të vazhdojë ta mbrojë luftën e UÇK’së

“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është mbishkrimi i vendosur sipër fotografisë.

Lushtaku para nisjes për në Hagë, ka deklaruar se ende nuk e di se në çfarë cilësie do të intervistohet.

Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! SL

Gepostet von Sami Lushtaku am Sonntag, 13. Januar 2019