Fjalë Kyçe

Lutfi Haziri e konfirmon se të dielën arrihet marrëveshja me VV-në

Lutfi Haziri e konfirmon se të dielën arrihet marrëveshja me VV-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar ekskluzivisht për Mediafokus.info se të dielën do të arrihet marrëveshja.

“Të hënën duhet me shku me e zgjedh Qeverinë. Angazhimet janë të mëdha. Besoj që nesër arrihet marrëveshja”, ka thënë Haziri për Mediafokos.info.

Gjatë ditës, u raportua se Glauk Konjufca do të jap dorëheqje si pjesë e marrëveshjes LDK-Vetëvendosje për bashkëqeverisje dhe në krye të Kuvendit do të vije Vjosa Osmani.

Ndryshe, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës para një muaji, ku pos deputetëve të Vetëvendosjes, u votua edhe nga ata të LDK-së.