Fjalë Kyçe

Lutfi Haziri i pret me mish e raki Sami Lushtakun, Sylejman Selimin e Ukë Rugovën

Lutfi Haziri i pret me mish e raki Sami Lushtakun, Sylejman Selimin e Ukë Rugovën

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është treguar i ‘gjymert’ me mysafirët nga Drenica.

Haziri që në paraqitjet publike tregohet i ashpër me PDK-në, është treguar miqësor me mysafirët nga Drenica që njëherësh disa prej tyre janë themelues të PDK-së, shkruan ORAinfo.

Haziri i ka ftuar javën e kaluar në një darkë në Gjilan, kryetarin e PDK-së në Drenas, Sami Lushtaku, ish ambasadorin Sylejman Selimin, Ukë Rugovën dhe disa mysafir tjerë nga Drenica.

Burime te gazetës bëjnë te ditur se ky ‘aheng” është mbajtur në njërin prej lokaleve në Gjilan.

Siç shihet edhe në foto Haziri është kujdesur që mysafirët t’i pres me mish e me birra.