Fjalë Kyçe

Lutfi Haziri synon fitoren në Gjilan, zotohet se nuk do të bëjë fare fushatë

Lutfi Haziri synon fitoren në Gjilan, zotohet se nuk do të bëjë fare fushatë

Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri po kërkon edhe një mandat në krye të Komunës së Gjilanit. Në zgjedhjet e tetorit ai thotë se do të hyjë pa organizuar fushatë zgjedhore.

“Për herë të parë po e them tani, meqë jam më vajzat, se kam për të bërë zgjedhje pa fushatë’, tha Haziri.

“Kjo vjen pas asaj që qytetarët e Gjilanit më kanë dhënë privilegjin dhe nderin që ta kem një vlerësim pozitiv dhe mas këtij shërbimi, unë do ti bëjë zgjedhjet pa fushatë” theksoi ai në ATV.

Por pse mori ai një vendim të tillë?

“Krejt të gjitha ato që unë mendoj që mua më bien në përgjegjësi përveç PR-it dhe rrjeteve sociale që i bënë LDK-ja si parti të tjerat mjete që unë kam planifikuar eventualisht që kam menduar me i nda për fushatë si kandidatët e tjerë kam menduar që këto mjete të i dërgoj te një familje në nevojë, me i ndërtua një shtëpi ose me ia ble një banesë dhe mos me harxhua për fushatë sepse këto fushata janë të mërzitshme dhe të shtrenjta”, tha ai.