Ish Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka njoftuar se është zgjedhur Sekretar për financa në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zharku ka thënë se ndihet shumë i respektuar që i është besuar edhe një mandat.
“Nuk ka respekt më të madh se kur LDK për të katërtin mandat të beson”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje, në të cilën Vjosa Osmani me vota unanime është kandiduar për kryeministre për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, si dhe është zgjedhur si nënkryetare e partisë.