Fjalë Kyçe

LVV: Kosova ka ushtri vetëm në letër

LVV: Kosova ka ushtri vetëm në letër

Enver Dugolli nga Vetëvendosje, ka thënë se ushtria e Kosovës është vetëm në letër. Sipas tij, Vetëvendosje ka potencuar në vazhdimësi se shteti pa ushtri është gjysmë shteti.

“Ne kemi një ushtri e cila është në letër por edhe kështu siç është ne kemi dhënë kontribut maksimal në formimin e saj. Janë dy amendamente kruciale që janë shtyu në këtë ligj, janë sovraniteti i shtetit, dhe limiti që ka qenë deri në 5000 është heq”, ka thënë ai.

Ai në Rubikon të KTV-së thotë se e quan ushtri në letër, pasi që ligji për të nuk po zbatohet dhe si i tillë ka mbetur vetëm i shkruar.

Ai thotë se duhet të dyfishohet buxheti dhe sipas tij FSK-ja duhet të jetë një forcë që garanton sovranitetin, paqen dhe sigurinë.

Ai tutje shton se nëse bëhet ashtu siç është paraparë edhe 10 vjet Kosova do të ketë ushtri në letër.

Dugolli ka thënë se nga asnjë subjekt nuk është marrë shumë seriozisht formimi i ushtrisë.

“VV ka insistuar që çështja e ushtrisë është urgjente, është nevojë, sidomos kur kemi një Serbi që armatoset çdo ditë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ushtria ndërtohet për të mbrojtur vendin, e sipas tij rreziku kryesor që i kanosët Kosovës është Serbia.