Ndërsa ministrat e Jashtëm të BE-së në Helsinki diskutojnë “bashkëpunimin rajonal” me partnerë nga Ballkani Perëndimor sot dhe nesër, presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar diplomacisë franceze që të punojë në “ri-integrimin e Ballkanit Perëndimor në gjeografinë e Evropës”.
“Të kesh një strategji evropiane do të thotë të kesh parasysh kufijtë e Evropës,” tha Macron në takimin e tij vjetor me ambasadorët francezë në të gjithë botën, raportojnë sot mediat franceze.
Macron theksoi se në “një botë që ndryshon strategjikisht dhe gjeopolitikisht”, brenda kufijve të Evropës, Franca duhet të ri-angazhohet “me fqinjët tanë dhe vendet që na duan thellësisht, në mënyrë që të mos lejojmë që fuqitë jo-evropiane të veprojnë në vend se të veprojmë ne”.
Presidenti i Francës deklaroi se “përndryshe SHBA, Rusia dhe Turqia do të vendosin për Ballkanin Perëndimor”, duke shtuar se “gjermanët kanë idetë e tyre edhe këtu, dhe duhet të them, në mënyrë më efektive dhe më strategjike se idetë tona.” Ai u shpreh për forcimin e Evropës, themelet e së cilës janë humanizmi, renesanca dhe iluminizmi, por gjithashtu konkludoi se “pa dyshim që po përjetojmë fundin e sundimit perëndimor në botë”.
Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë që sugjeron se tanku-simbol i Borussia Dortmund ekziston dhe se fotografia që tregoi Vuçiq nuk u mor para stadiumit Westfalen, por në një kazermë gjermane.
Fotoja e tankut, ku janë vendosur shenjat e Borussia Dortmund gjatë ‘Ditëve me dyer të hapura’ të kazermës, u postua në Facebook më 2014, në një faqe kushtuar forcave të armatosura gjermane – Bundeswehr.
Administratori gjerman i faqes etiketimin e klubit të futbollit në eksponat – tankun në kazermë – e quajti “përdhosje”.