Policët e trafikut e kanë ndalur sërish reperin Majk.
Majk nuk po mund t’i kalojë koha pa bërë probleme me një nga veturat e tij.
Këtë herë ai është ndaluar me veturën e tij ‘Porsche’, ndërsa në fotografitë e sigurara nga Gazeta Express, Majk shihet duke pritur jashtë derisa policët po kontrollonin përbrenda veturën.
Kjo nuk është hera e parë që Majk ka probleme në trafik, pasi pak kohë më parë ai është përfshirë edhe në një aksident të vogël por që është komentuar mjaft shumë.
Reperi njihet si një nga fanatikët më të mëdhenj të veturave në estradë.