Majlinda Kelmendi ka mësuar kundërshtaren e saj për fazën çerekfinale në Grand Prix Budapest.
Këtë garë Majlinda e nisi me një fitore me IPPON, kundër meksikanes Olvera, e cila i hapi pakëz telashe në fillimin e takimit.
Pas këtij triumfi, Kelmendi do të përballet me gjeorgjianen Tetiana Levytska – Shukvani.
Në këtë garë, Majlinda synon të prek gjysmëfinalen për tu afruar sa më shumë objektivit final – medaljes së artë.