Fjalë Kyçe

‘Makthi’ i Betis quhet Lionel Messi

‘Makthi’ i Betis quhet Lionel Messi

Barcelona do të përballet sonte me skuadrën e Real Betis, me fillim nga ora 20:45.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të jetë e vlefshme për xhiron e28-të të kampionatit spanjoll.Sigurisht, para secilës ndeshje të Barcelonës, vëmendja kryesore qëndron tek argjentinasi Lionel Messi.

“Sport” e ka etiketuar numrin 10 të Barcelonës si ‘makthin’ e skuadrës së Real Betis, transmeton lajmi.net.Në 20 paraqitje kundër Betis, Messi ka shënuar 20 gola, që përkthehet si një gol për ndeshje.Edhe në përballjen e fundit mes dy skuadrave, argjentinasi shënoi dy gola, por skuadra e tij humbi me rezultatin 3:4.Kjo ishte humbja e parë dhe e vetme e Barcelonës këtë edicion në ‘Camp Nou’.Messi duket se i ka në qejf skuadrat nga Andaluzia, pasi rekord fenomenal regjistron edhe kundër Sevillas.