Fjalë Kyçe

Malazezi gjendet i vdekur në Ferizaj, policia nis hetimet

Malazezi gjendet i vdekur në Ferizaj, policia nis hetimet

Një shtetas nga Mali i Zi është gjetur pa shenja jete pasditen e së enjtes në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekip e emergjencës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës nuk ka shenja jete.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri të vdekja mirëpo rasti po hetohet intenzivisht nga njësitet relevante të policisë